Protestat e fundit kanë sjellë jo vetëm thirrje dhe slogane politike, por edhe doza të forta humori që kanë tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale.
Një nga pankartat më të komentuara të protestës është bërë virale në TikTok dhe Instagram, pasi rikthen në vëmendje një debat të vjetër mes Luiz Ejllit dhe kryeministrit Edi Rama.
Bëhet fjalë për një batutë të njohur të Luizit, e cila vite më parë mori vëmendje të madhe në rrjet. Këtë herë protestuesit e kanë risjellë në formën e një mesazhi politik, duke e përshtatur me situatën aktuale.
Në pankartën e shfaqur gjatë protestës shkruhej:
Kësaj radhe do të mbërrish te shkronja B (BURG)!”
Mesazhi u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, ku mijëra përdorues e komentuan dhe e ndanë në profilet e tyre.
Shumë qytetarë e cilësuan si një nga pankartat më kreative të protestës, ndërsa të tjerë vunë në dukje se humori dhe memet vazhdojnë të jenë një nga mënyrat më të përdorura nga shqiptarët për të shprehur qëndrimet e tyre.
Pamjet e pankartës kanë marrë mijëra reagime në internet dhe po vazhdojnë të qarkullojnë me shpejtësi në platforma të ndryshme sociale.

