Monday, June 8, 2026
HomeALBRama publikon videon virale që kapi 1 milion shikime per 4 orë...

Rama publikon videon virale që kapi 1 milion shikime per 4 orë në rrjetet sociale: “Kush e ka bo…!” (Video)

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale është shpërndarë edhe nga Kryeministri Edi Rama në profilin e tij zyrtar.

Në video shfaqet një montazh satirik me figurën e Ramës, i realizuar me efektet e inteligjencës artificiale dhe humorit dixhital, ndërsa vetë kryeministri e ka shoqëruar postimin me komentin: “Kush e ka bo, hallall!”

Publikimi ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, ku shumë prej tyre e kanë komentuar me nota humori dhe kanë vlerësuar faktin që Rama e ka marrë me sportivitet videon virale.

Pamjet janë përhapur me ritme të shpejta në platforma të ndryshme sociale, duke grumbulluar mijëra pëlqime, komente dhe shpërndarje brenda pak orësh.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments