Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndërpreu një intervistë me gazetaren e NBC News, Kristen Welker, pas një debati të ashpër mbi pretendimet për manipulim zgjedhor.
Gjatë intervistës, Trump i tha gazetares se ishte “ose e korruptuar, ose budallaqe”, ndërsa akuzoi NBC-në për njëanshmëri. Pak çaste më vonë, ai vendosi t’i japë fund intervistës, duke deklaruar se kishte “zgjatur mjaft”.
Pamjet e momentit janë bërë virale në rrjetet sociale dhe kanë nxitur reagime të shumta në SHBA.
