Kamza është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë. Pas të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa ka humbur jetën në spitalin e Traumës.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet për një konflikt banal. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Xhensila Kodra.
Mësohet se viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia ka arritur që të identifikojë autorin. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.
