Mijëra qytetarë pritet të mbushin sot sërish sheshin “Skënderbej”, për t’i drejtuar më pas drejt Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama.
Por ky i fundit, pasi akuzoi se protesta po sponsorizohej nga Irani, ka vendosur të provokojë qytetarët.
Në sheshin ku zhvillohet protesta janë vendosur flamuj të Izraelit, në kuadër të “Javës së Kulturës”.
Pra, pasi i akuzoi se po mbështeten nga Irani, tashmë kryeministri u vendos edhe flamujt e Izraelit, në një provokim të hapur, teksa pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i qytetarëve.


