Saturday, June 6, 2026
HomeALBPolicia e Tiranës në këmbë! Njoftohet urgjentisht për një person të vr*rë...

Policia e Tiranës në këmbë! Njoftohet urgjentisht për një person të vr*rë në 

Efektivë të Policisë së Tiranës janë nisur me urgjencë drejt fshatit Shëngjergj në periferi të kryeqytetit, pas një telefonate anonime në sallën operative, ku njoftohej për një person të ekzekutuar me armë zjarri.

Menjëherë, shërbimet janë vënë në gatishmëri dhe kanë shkuar në fshatin pranë Dajtit, ku kanë nisur kontrollet për gjetjen e viktimës, sipas udhëzimeve të dhëna me telefon nga qytetari.

Mirëpo, nga kontrolli i territorit, nuk është zbuluar asnjë gjurmë dhe për më tepër as personi që është pretenduar se është ekzekutuar me plumb në kokë. Sipas telefonuesit, ai e kishte parë vetë viktimën.

Në këto kushte, Policia e Tiranës ka ngritur dyshime se e gjitha ka qenë një telefonatë e rreme dhe janë bërë verifikimet përkatëse për zbuluar identitetin e qytetarit që njoftoi sallën operative dhe alarmoi shërbimet.

Identiteti i tij nuk behet me dije, por nga sherbimet e kryeqytetit bejnë me dije se personi eshtë identifikuar dhe shoqêruar ne ambientet e Policise së Shtetit, ku po jep më tepër deklarime për denoncimin që ka bërë. Deri tani, gjasat janë që alarmi ka qenë fals.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments