Wednesday, June 3, 2026
HomeCastlesE pabesueshme! E gjithë bota po flet për Shqipërinë, çfarë shkruajnë…

E pabesueshme! E gjithë bota po flet për Shqipërinë, çfarë shkruajnë…

Protesta e qytetarëve për Zvërnecin dhe kundër projektit të paralajmëruar në zonën e mbrojtur ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Pamjet nga Tirana, thirrjet “Albania is not for sale” dhe reagimet kundër kthimit të pasurive natyrore në resorte luksoze po shpërndahen masivisht në rrjete sociale dhe faqe ndërkombëtare, në disa gjuhë të ndryshme.

Nga e gjithë Europa, Amerika dhe deri në Azi e Australi, kauza e qytetarëve shqiptarë po merr jehonë të madhe. Mesazhi është i qartë: “Shqipëria nuk është në shitje!”.

Ndërsa mediat kombëtare në vend kanë zgjedhur ta pasqyrojnë pak ose aspak këtë protestë, zëri i qytetarëve ka dalë përtej kufijve.

Pamjet e mijëra njerëzve në shesh kanë treguar se kjo nuk është më vetëm një çështje lokale për Zvërnecin, por një kauzë për natyrën, territorin dhe të drejtën e shqiptarëve për të vendosur mbi pasuritë e tyre.

Protesta e qytetarëve po dëgjohet aty ku shumëkush nuk e priste: “Jashtë Shqipërisë!”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments