Tuesday, June 2, 2026
HomeCastlesÇfarë po ndodh me Mateon? Mesazhi i tij alarmon ndjekësit

Çfarë po ndodh me Mateon? Mesazhi i tij alarmon ndjekësit

Mateo ka reaguar përmes një mesazhi publik, duke kërkuar ndjesë për mungesën e tij dhe duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen e vazhdueshme.

Ai shprehet se disa persona po përpiqen të godasin dhe të mbyllin fanpage-t që e mbështesin, si edhe bashkëpunimet që ka krijuar ndër vite. Megjithatë, sipas tij, këto sulme nuk do ta ndalin, por vetëm do ta bëjnë më të fortë.

“Po mundohen të na sulmojnë dhe të na rrëzojnë duke mbyllur fanpage-t që na mbështesin dhe bashkëpunimet që kemi, por çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”, shkruan ai.

Në fund të mesazhit, Mateo falënderon të gjithë ata që e kanë votuar dhe mbështetur pa kushte e pa paragjykime, duke theksuar se nuk do të ishte aty ku është sot pa përkrahjen e ndjekësve të tij.

Reagimi i tij ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments