Artistja e njohur Dafina Zeqiri, e cila shpesh tërheq vëmendje për stilin dhe zgjedhjet e saj unike, ka treguar edhe një herë se i kushton rëndësi çdo detaji – veçanërisht tani që po përgatitet për ardhjen në jetë të djalit të saj.
Përmes një postimi në Instagram, Dafina ndau me ndjekësit e saj një moment të veçantë: blerjen e një karroce super luksoze për të birin, një Lamborghini Revuelto Arancio, një model ekskluziv i prodhuar në vetëm 500 ekzemplarë në mbarë botën.
Përveç dizajnit të veçantë dhe emrit që tërheq vëmendje, karroca u shoqërua edhe me një letër personale nga CEO i Lamborghinit, Nick Paxton, i cili i uroi Dafinës dhe familjes së saj shëndet dhe lumturi në këtë kapitull të ri të jetës.
