Monday, February 23, 2026
HomeCastlesRama që në mëngjes jep lajmin e mirë për pensionistët…

Rama që në mëngjes jep lajmin e mirë për pensionistët…

Rreth 167 milionë euro janë depozituar në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve.

Lajmi i mirë u konfirmua nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se qeveria do të vazhdojë rritjen e përmuajshme për gjyshërit dhe gjyshet në vend, si një premtim që do të mbahet.

Depozitimi i rreth 167 milionë euro në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve. Këtë javë është kryer edhe një transferim i rëndësishëm financiar që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e sistemit të pensioneve dhe me ccka jemi zotuar për gjyshet dhe gjyshërit e kësaj republike. Sikundër e kishim paralajmëruar, fondet e kursyera buxhetore të vitit 2025 do të depozitoheshin në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë, gjë që sapo është bërë në një shumë prej 167 milionë euro. Transferimi i këtyre 167 milionë eurove në këtë fond e rrit kapacitetin e sistemit për të përballuar, qoftë ato që janë zotime të marra gërmë për gërmë, shifër për shifër dhe muaj për muaj e vit për vit ndaj pensionistëve, por edhe detyrimet afatgjata duke garantuar kështu rritjen e premtuar të pagave mujore për pensionistët, si dhe qëndrueshmërinë e sistemit”, tha Rama.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments