Pas largimit të Kristit nga Big Brother VIP Albania, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Krusita.
Ajo ka postuar në InstaStory një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Pse, kur dhe si 🙄”, duke lënë të kuptohet se është surprizuar nga vendimi për përjashtimin e tij nga gara.
Kujtojmë që mes Kristit dhe Krusitës kishte nisur një njohje brenda shtëpisë, e cila u komentua jo pak nga publiku. Tani mbetet për t’u parë se si do të ecë marrëdhënia e tyre jashtë formatit.
A do vazhdojnë ta njohin njëri-tjetrin larg kamerave?
A do shndërrohet kjo njohje në një lidhje serioze?
Publiku është në pritje… 👀

