Momente të frikshme për ish-banorin e Big Brother Vip Albania dhe gazetarin Elton Tozaj !
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tozaj shfaq pamjet nga kamera e sigurisë ku duket një person me kapuç që ngjit shkallët dhe afrohet drejt derës së banesës së tij. I revoltuar, ai shkruan:
🗣️ “Kamera tregon këtë plerë që hypën shkallët dhe vjen tek dera ime! Kujt po i intereson heqja ime qafe? Kush po kërkon me ngulm të më marrë jetën?”
Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta dhe shqetësim tek ndjekësit e tij, të cilët kërkojnë sqarime për situatën. Ende nuk dihet identiteti i personit me kapuç dhe as nëse rasti është denoncuar pranë autoriteteve.
A bëhet fjalë për kërcënim real apo thjesht një incident i rastësishëm? 🤔
Videoja po qarkullon me shpejtësi në rrjet!
