🎥 Pamjet e raketave që u lansuan nga Irani janë bërë virale në rrjetet sociale — ku shihen raketa që lëshohen në qiell dhe pastaj ndjekin trajektoren drejt vendeve të Gjirit, përfshirë zonën e Dubai. Dëshmitarë filmuan raketat duke u ngritur dhe duke lënë një gjurmë tymi në qiell, ndërsa më pas dëgjohen shpërthime të shumta kur sistemi i mbrojtjes ajrore ndërhyn për t’i ndaluar ato.
📍 Në disa video shfaqen flakë dhe shpërthime në zonën e Palm Jumeriah — afër hoteleve luksoze dhe destinacioneve turistike — ndërsa sirenat dhe zhurma e shpërthimeve shkaktojnë panik te banorët dhe vizitorët.
🔥 Dëshmitarë raportojnë se raketat dhe pjesë të tyre u interceptuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore, por mbetjet kanë shkaktuar zjarre dhe dëm material në disa zona, duke përfshirë edhe një hotel në Palm Jumeirah. Katër persona janë raportuar të lënduar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
