Thursday, February 26, 2026
HomeALBZarf i zi në Big Brother Vip Albania !

Zarf i zi në Big Brother Vip Albania !

Pas njoftimit zyrtar për anulimin e televotimit, në rrjet po qarkullon me shpejtësi një aludim i fortë: vendimi mund të lidhet me incidentin mes Markos dhe Shëndritit.

Sipas komenteve të shumta në rrjetet sociale, mendohet se anulimi ka ardhur pas momentit kur Marko dyshohet se ka goditur Shëndritin gjatë një debati të tensionuar brenda shtëpisë. Pamjet kanë ndezur reagime të forta nga publiku, duke kërkuar masa nga produksioni.

Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar që e lidh drejtpërdrejt anulimin me këtë incident, por fakti që u përdor termi “zarf i zi” ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një vendim të rëndë apo ndëshkim të mundshëm.

Të shtunën pritet që “Vëllai i Madh” të zbulojë arsyen reale të anulimit dhe nëse do të ketë pasoja për banorët e përfshirë.

A do të ketë përjashtim? Apo një vendim tjetër surprizë? 👀

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments