Gjithçka nisi kur Kristi, me tone humori, tha: “Duam të shohim një përqafim nga ju.”
Brikena iu përgjigj me batutë: “Vetëm po hoqe ti lentet.”
Në mënyrë surprizë, Kristi i hoqi menjëherë lentet, duke e kthyer situatën në një moment akoma më të sikletshëm. Por kjo nuk i pëlqeu aspak Mateos. Atij iu duk si një “lojë për show” dhe jo diçka e ndjerë realisht.
Mateo reagoi menjëherë duke i thënë Brikenës se një gjë e tillë duhet të vijë nga ndjenja dhe jo sepse ta kërkon dikush tjetër. Pas këtij momenti, ai u largua nga intervista, duke treguar qartë pakënaqësinë e tij.
Reagimet në rrjet nuk munguan. Shumë fansa e mbështetën vendimin e Mateos për t’u larguar, duke komentuar:
“Ja bëre shumë mirë që ike!”
“Tregove karakter!”
“Nuk është çdo gjë për show.”
Ky moment ka ndezur sërish diskutimet mes ndjekësve: ishte reagim xhelozie apo thjesht një qëndrim parimor nga ana e Mateos?
