Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në zonën e ish-parkut të autobusëve, te “Delijorgji” në Tiranë.
I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka marrë plagë në bark dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore nuk është konfirmuar ende.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi autorin ose motivet që qëndrojnë pas ngjarjes. Hetimet janë duke vijuar.
