Monday, February 23, 2026
HomeALBSPAK: Akuzat e reja për Ballukun, ja sa vite rrezikon

SPAK: Akuzat e reja për Ballukun, ja sa vite rrezikon

Belinda Balluku përballet me akuza të rënda – Prokuroria e Posaçme: Rrezikon deri në 35 vite burg

Zhvillime të reja kanë dalë nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve, e zhvilluar sot në Kryesinë e Kuvendit, ku u diskutua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas detajeve të bëra publike nga mbledhja, përfaqësues të Prokurorisë deklaruan se në fazën fillestare të masave të kërkuara, znj. Belinda Balluku përballej me një rrezik dënimi deri në 10 vite burg.

Megjithatë, sipas prokurorëve, situata e saj ligjore është rënduar ndjeshëm. “Sot që flasim, me akuzat e ngritura nga prokuroria në këtë moment, znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, mësohet të kenë deklaruar ata gjatë mbledhjes.

Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa pritet që në vijim të ketë zhvillime të tjera lidhur me procedurat parlamentare dhe hetimore për çështjen në fjalë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments