Silvinjo nuk do të jetë trajneri i ri i Korinthians.
Zërat për të firmosur kontratën e re te klubi brazilian zgjatën pak, pasi Korinthians prezantoi Fernando Diniz. 52-vjeçari ka drejtuar së fundmi Vasko da Gaman pikërisht në Brazil.
Trajneri i Kombëtares shqiptare është shprehur më parë se do respektojë kontratën me kuqezinjtë deri në korrik.
Më pas e ardhmja mbetet për t’u vendosur.
Federata Shqiptare e Futbollit po ashtu akoma nuk ka zyrtarizuar një vendim, duke lënë hapur çdo gjë. Mundësitë janë të mëdha që braziliani të largohet, pikërisht pas dështimit në fazën “play off” për Botërorin.

