Tensione të forta janë raportuar në Palm Jumeirah, ku një raketë e dyshuar iraniane ka rënë në një zonë luksoze të ishullit artificial.
Sipas informacioneve të para, zona ku ndodhi shpërthimi është e njohur për hotele prestigjioze të frekuentuara nga turistë, veçanërisht nga Rusia. Një prej objekteve raportohet se ka marrë flakë pas goditjes.
Autoritetet lokale po hetojnë ngjarjen, ndërsa ende nuk ka raportime zyrtare për viktima. Situata në Iran dhe rajon mbetet e tensionuar pas këtij incidenti.
Më shumë detaje priten në vijim.

