Sunday, June 7, 2026
HomeALBRIKTHEHET MAKTHI/ Christian Eriksen shembet sërish në fushë, dalin pamjet që tronditën...

RIKTHEHET MAKTHI/ Christian Eriksen shembet sërish në fushë, dalin pamjet që tronditën botën e futbollit (Video)

Momente ankthi janë regjistruar gjatë ndeshjes miqësore mes Danimarkës dhe Ukrainës, ku Christian Eriksen është rrëzuar papritur në fushë, duke rikthyer kujtimet e frikshme të ngjarjes së Euro 2020.

Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin kur futbollisti danez bie në tokë, ndërsa lojtarët dhe stafet mjekësore vrapojnë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë. Për shkak të situatës, ndeshja u ndërpre dhe më pas u anulua.  

Fatmirësisht, Federata Daneze e Futbollit ka konfirmuar se Eriksen është i vetëdijshëm dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar, ndërsa po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.  

Ngjarja ka tronditur tifozët në mbarë botën, pasi rikthen në kujtesë kolapsin e vitit 2021, kur Eriksen pësoi arrest kardiak gjatë Europianit dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje që i shpëtoi jetën.  

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments