Thursday, February 26, 2026
HomeALBRama: Ja pse hodha poshtë kategorikisht DORËHEQJEN e Belinda Ballukut…

Rama: Ja pse hodha poshtë kategorikisht DORËHEQJEN e Belinda Ballukut…

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste foli lidhur me çështjen aktuale të Belinda Ballukut.

Rama ka theksuar se ndaj saj nuk është ngritur akuzë për korrupsion por për shkelje të barazisë në tendera.

Nuk do merrem me procesin që ka nisur në Kuvend se do pres raportin e Këshillit të Mandateve. Belinda Balluku ma ka dorëzuar dorëheqjen tre herë, që kur iu ngrit akuza në fillim, jo për korrupsion, nuk ka akuzë të tillë, por për pabarazinë në tendera. Pastaj ma ka sjellë përsëri me shkrim dorëheqjen kur u bë pezullimi dhe pastaj edhe një herë të tretë kur u ripezullua nga mos vendim i Gjykatës Kushtetuese.

E kam hedhur unë poshtë kategorikisht idenë e dorëheqjes dhe pse vlen kjo të përsëritet, dhe pse dua ta ndaj publikisht? Kam bindjen në këtë fazë revulocionare, në Shqipëri drjetësia sapo ka nisur ta shijojë pavarësinë dhe ne nuk mund të hymë në vallen e dorëheqjeve automatike sa her ngrihet një akuzë po duhet të bëjmë secili punën e vet, ne tonën, drejtësia të veten.

E di teorinë dhe praktikën e dorëheqjes morale që nuk praktikohet kudo dhe kurdoherë njësoj as në Europë. Sot në Shqipëri sidomos përmes SPAK, drejtësia ka filluar të bëjë një shërbim për vendin por dhe po bën dëm serioz kolateral mbi administratën duke e përmbysur rregullisht parimin e shenjtë demokratik të prezumimit të pafajësisë. Mekanizmi i qeverisjes së vendit nuk mund të kurdiset dhe ç’kurdiset sa her Prokuroria ngre një akuzë. Është shumë kollaj në Gjermani të thuash se një ministër i akuzuar jep automatikisht dorëheqjen po kjo nuk ndodh në itali, as në Francë jo gjithmonë. Në francë madje ministri i drejtësisë qëndroi në zyrë kur iu ngrit një akuzë shumë e rëndë, dhe mori pafajësinë”, theksoi Rama.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments