Wednesday, February 25, 2026
HomeALBPublikohen pamjet, ndërhyn Ministria e Arsimit Mirela Kumbaro: çfarë ndodhi me mësuesen...

Publikohen pamjet, ndërhyn Ministria e Arsimit Mirela Kumbaro: çfarë ndodhi me mësuesen në Kamëz

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale se mësuesja Mine Hasani është larguar nga detyra pas akuzave për ushtrim të dhunës sistematike ndaj nxënësve.

Rasti i denoncuar të martën, më 24 shkurt, nga emisioni investigativ “Stop” në TV Klan, u shoqërua me pamje filmike që dokumentonin pretendimet për sjellje të papërshtatshme në shkollën 9-vjeçare “100-Vjetori i Pavarësisë” në Kamëz.

Pas publikimit të materialit dhe reagimit publik, autoritetet ndërmorën masa administrative duke vendosur largimin nga detyra të mësueses në fjalë.

https://www.instagram.com/reel/DVLfPuyCF4E/?igsh=MTExcnR1NGV0aG1uZg==

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments