Sunday, June 7, 2026
HomeALBProtesta për “Zvërnecin” kalon çdo limit/ E pabesueshme çfarë po ndodh në…

Protesta për “Zvërnecin” kalon çdo limit/ E pabesueshme çfarë po ndodh në…

Për të dytën ditë radhazi, shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur para Ambasadës së Shqipërisë në Londër për të protestuar kundër projektit të parashikuar në zonën e Zvërnecit.

Të pranishmit në tubim mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe që kërkonin mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e pasurive natyrore dhe transparencë më të madhe mbi planet e zhvillimit për këtë zonë.

Gjatë protestës nuk munguan as thirrjet politike kundër kryeministrit Edi Rama, ku protestuesit brohorisnin: “Rama në burg”, “Rama ik!” dhe “Rama të japë dorëheqjen”.

Protesta në Londër është pjesë e një serie protestash të organizuara nga diaspora shqiptare në vende të ndryshme të Europës dhe Amerikës, në shenjë kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec dhe në mbështetje të mbrojtjes së kësaj zone me rëndësi mjedisore dhe natyrore.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments