Thursday, February 26, 2026
HomeALBProtesta e 28 shkurtit, Berisha nuk përjashton këtë “skenar”, çfarë pritet të...

Protesta e 28 shkurtit, Berisha nuk përjashton këtë “skenar”, çfarë pritet të ndodhë…

Sali Berisha komentoi protestën e radhës që do të mbahet më datë 28 shkurt. Kryedemokrati nuk përjashtoi skenarin e bllokimit të rrugëve, duke shtuar se do jetë kreative.

Berisha u pyet nga gazetarët se si do të zhvillohet protesta, ku u përgjigj se ‘do të jetë ndryshe’, teksa theksoi se ‘asgjë nuk përjashtohet’.

Pyetje: U dakordësua për llojin e protestës, me datën 28 shkurt?

Berisha: Po dakordësohemi. Ndryshe do jetë. Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja.

Pyetje: Një nga format? Bllokimi i rrugëve?

Berisha: Të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë. Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet. Të jemi realistë. Opsionet janë të gjitha.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments