Wednesday, February 25, 2026
HomeALBPamje që zbardhin gjithçka: momenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit

Pamje që zbardhin gjithçka: momenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit

Është zbardhur dinamika e aksidentit tragjik të ndodhur në zonën e Treshit, në Tiranë, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar.

Sipas pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, 55-vjeçari Tomorr Shukulli i ka dhënë disa monedha të miturit, të cilat më pas i kanë rënë në tokë. Fëmija ka dalë në rrugë për t’i marrë në momentin kur semafori ka kaluar në dritë jeshile dhe automjetet kanë nisur lëvizjen. Fillimisht ai është përplasur nga makina që ndodhej përpara, ndërsa goditjen fatale dyshohet se e ka marrë nga automjeti i dytë që vinte pas, duke përfunduar poshtë rrotave.

Shukulli ka ndaluar menjëherë mjetin, pasi ka dëgjuar thirrjet e qytetarëve, dhe e ka transportuar të miturin drejt Spitali i Traumës. Fillimisht ai ka deklaruar se nuk ka qenë personi që e ka përplasur i pari fëmijën, por se e ka parë të aksidentuar pasi ka dalë nga automjeti.

Ndërkohë, makina e dytë, që drejtohej nga 42-vjeçarja Valentina Koltraku, dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të drejtuesve të mjeteve.

Sipas të dhënave paraprake, fëmija dyshohet se po lypte në momentin e ngjarjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments