Friday, February 27, 2026
HomeALBMirlinda Karçanaj ka blerë shtëpi 500 mijë euro nga një grup kriminal”...

Mirlinda Karçanaj ka blerë shtëpi 500 mijë euro nga një grup kriminal” – Llabani: Balluku s’i shpëton dot akuzës së pastrimit të parave! Ja çfarë ka në dorë SPAK për llogaritë e saj jashtë vendit

Gazetarja Anduena Llabani komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama se ish drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e vënë nën akuzë nga SPAK, jeton me qira.

Në një intervistë për News24, ajo theksoi se Mirlinda Karçanaj ka marrë në muajin dhjetor një banesë me qira në qendër të Tiranës pikërisht për t’u shmangur një skandali të tillë, por sipas saj, ajo qëndron pas shumë pasurive.

Llabani theksoi se emri i Mirlinda Karçanajt del në një dosje të SPAK lidhur me një grup trafikantësh droge. Sipas gazetares, Karçanaj ka blerë një banesë me një vlerë prej 500 mijë eurosh nga një prej këtyre personave që janë vënë nën hetim nga SPAK dhe që lidhet me këtë grup kriminal.

Po ashtu, ajo foli edhe për pasuri që ajo i ka “fshehur” në emër të të vëllait të saj.

“Bashkëshortja e tij është përfshirë te AKSHI, për të cilën ka veprime së fundmi nga ana e SPAK, por Prokuroria është nën monitorim të ndërkombëtarëve. Nëse flasim për Mirlinda Karçanaj, Rama e mbronte se është një drejtoreshë e pastrehë…E kam thënë këtu se zonja Karçanaj ka që në muajin dhjetor që jeton me qira, në qendër të Tiraës ku qiraja kushton shumë. Karçanaj është një emër që ka dalë në dosjen e SPAK që lidhet me trafikun ndërkombëtar të drogërave të forta, të një grupi trafikantësh, të personave që janë në hetim. Emri i saj ka dalë se kjo drejtoreshë e AKSHI ka blerë te një nga këto persona një banesë me vlerë 500 mijë euro. Nëse ajo quhet e pastrehë. Karçanaj e ka marrë shpinë me qira për t’iu shmangur një skandali të tillë dhe duke dashur të fshehë pasurinë apo blerjen e apartamentit në një grup që është në hetim nga SPAK ka bërë manovrën e fundit. Ka shumë prona të tjera të të gjithë pronave që Karçanaj i ka në emër të vëllait të saj, janë shumë. Pasuri të patundshme por që sigurisht as tyre qëndron Karçanaj. Di që gjëja e parë që SPAK bën menjëherë që regjistrohen procedimin penal, është hetimi pasuror.”, u shpreh Llabani.

Më tej, ajo u ndal edhe te hetimi pasuror ndaj Belinda Ballukut, teksa tha se SPAK ka prej kohësh informacione për llogari bankare të tashmë zv kryeministres së shkarkuar në Zvicër, Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që kapin vlerën e 600 mijë eurove.

“Kam thënë se ndaj Ballukut do të shtohet një akuzë për pastrim parash, nga e cila Balluku nuk shpëton, pasi SPAK rezulton prej një viti ka një dorë letërporosi ku ajo rezulton me 600 mijë euro në Zvicër, në Izrael dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Këto janë në emër të saj dhe familjarëve.

Pastaj se çfarë pasurish ka zonja Balluku në bankat evropiane apo në vendet aziatike, do të kërkojë mbase një tjetër hetim. Por SPAK e ka prej 1 viti e gjysmë materialet e tjera. Nëse ka argumente për të kërkuar mandati e saj dhe arrestin e saj, është pikërisht për faktin se provat që ka në dorë sot SPAK janë shumë të rënda për një zëvendës kryeministre.”, theksoi gazetarja.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments