DJ-i i njohur, Dj Gimbo, ka folur hapur në një intervistë të fundit gjatë orëve të para të mëngjesit, ku ka rrëfyer për lidhjen e tij të fundit dhe për përvojën e vështirë që ka kaluar.
Sipas deklarimeve të tij për gazetarin/ moderatoren, ai ka pohuar se ish-partnerja e tij e ka tradhtuar me një koleg të tij, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndë emocional dhe zhgënjyes në jetën e tij personale. Rrëfimi është bërë publik dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera të thelluara, por ka lënë të kuptohet se kjo ngjarje ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në jetën e tij private dhe në perceptimin për marrëdhëniet personale.
