Mediat izraelite raportojnë se lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë, pasi janë humbur të gjitha kontaktet me të.
Ndër objektivat e goditura të shtunën në mëngjes ishte pallati i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, në Teheran, i cili u shkatërrua plotësisht, si dhe dhjetëra objektiva të tjera ushtarake dhe të regjimit në të gjithë vendin. Khamenei, Presidenti Masoud Pezeshkian dhe komandantët e lartë të regjimit dhe ushtrisë u vunë në shënjestër, sipas një zyrtari izraelit, megjithëse rezultatet e sulmeve ishin të paqarta.
“Për aq sa di unë,” tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi në një intervistë me NBC News, “Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është ende gjallë.”
“Nëse amerikanët duan të flasin me ne, ata e dinë ku të na gjejnë,” shtoi ai, duke pohuar se Teherani “po kërkon ulje të tensioneve”, është “gati të flasë për një marrëveshje” sapo të ndërpriten sulmet.
“Pothuajse të gjithë oficerët janë të sigurt dhe gjallë. Mund të kemi humbur një ose dy komandantë, por nuk është ndonjë gjë e madhe”, shtoi Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
Një vlerësim paraprak i zyrtarëve izraelitë sugjeron se Khamenei mund të jetë lënduar gjatë sulmit ose mund edhe të jetë vrarë
Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei ka ndërprerë kontaktet dhe nuk ka siguri për fatin e tij, raportoi media izraelite Walla, duke cituar zyrtarë izraelitë, pasditen e sotme.
Një zyrtar i lartë izraelit i tha Channel 1: “Do të tronditeshim nëse Khamenei do të shfaqej drejtpërdrejt. Sipas vlerësimit tonë, ai nuk është më me ne, por po presim konfirmim përfundimtar.”
Nje tjeter burim tha se mendohet qe mos tu ket mbijetuar sulmeve
Sipas dy burimeve të njohura me operacionet ushtarake izraelite dhe një burimi rajonal, ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Nasirzadeh, si dhe komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Mohammed Pakpour, dyshohet se janë vrarë në sulmet izraelite. Nuk ka konfirmim të pavarur për këto raportime.
Burime izraelite dhe iraniane kishin deklaruar më herët se sulmet ajrore vranë disa komandantë të lartë të IRGC-së dhe zyrtarë politikë të regjimit iranian.
