Sunday, March 1, 2026
HomeCastlesLumi Vjosë po arrin në pikën maksimale. Si është situata me përmbytjet...

Lumi Vjosë po arrin në pikën maksimale. Si është situata me përmbytjet në Fier, Memaliaj dhe Vlorë

Reshjet intensive të shiut vijojnë që prej ditës së martë

Lumi Vjosë ka shkuar në nivelin 9 metra në urën e Mifolit, Novoselë. Situata është rënduar duke shkaktuar rrezik për banorët që jetojnë aty pranë dhe tokat bujqësore.

Bashkia e Vlorës, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, ka angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme në terren dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për të asistuar banorët, si në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave të duhura për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive.

Bashkia u bën thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, deri në normalizimin e situatës.

Prurje të shumta ka pasur edhe në Memaliaj, ku niveli ka shkuar 7.5 metra. Mësohet se nga reshjet e dendura, janë përmbytur 100 hektarë tokë. Ndërkaq, 14 banesa janë përmbytur nga uji. Përmbytje ka në tokat në Bishan dhe Fitore.

Si pasojë e prurjeve të lumit ka prezencë uji edhe në Stacionin e Pompimit te Kafaraj, Njesia Administrative Frrakull, nga ku bëhet edhe furnizimi me ujë i qytetit të Fierit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments