Monday, March 2, 2026
HomeALBLandi e thotë troç: Monika Kryemadhi e mbron Mirin, ja pse!

Landi e thotë troç: Monika Kryemadhi e mbron Mirin, ja pse!

Landi ka sqaruar njëherë e mirë zërat për një mbështetje preferenciale të opinionistes Monika Kryemadhi ndaj banorit Miri në “Big Brother VIP”.

I pyetur nga moderatori Ermal Peçi nëse Kryemadhi e ka mbrojtur Mirin për shkak të njohjes së tyre jashtë shtëpisë, Landi e ka konfirmuar duke thënë:

“E ka mbrojtur, mund të thosha, objektivisht Mirin. Nuk e ka futur në sqetull tashmë edhe ‘hajde ta përkëdhel’,” – është shprehur ai gjatë intervistës.

Pjesë nga intervista:

Landi: E ka mbrojtur, mund të thosha, objektivisht Mirin. Nuk e ka futur në sqetull tashmë edhe “hajde ta përkëdhel”.

Moderatori: E ke parë mbrojtje objektive?

Landi: E kam parë objektive. Edhe në raste të caktuara kur Miri ka ndërhyrë, me një fjalë i ka thënë: “Miri, këtu e ke mirë apo…”, edhe në momente të caktuara kur ka qenë për ta korrigjuar, e ka korrigjuar.

Moderatori: Pra ti mendon që nuk ka një njohje të shtuar për shkak të njohjes suaj jashtë?

Landi: Jo. Jo.

Moderatori: Pra nuk ka një njohje të ngushtë tënde, të Mirit me Monikën?

Landi: Po nuk besoj se do ndikonte edhe do ishte e paqenësishme. Ajo që është, është në bazë të një opinioni, në bazë të një rasti specifik dhe objektiv. Pra, nuk e ka mbrojtur Mirin për diçka që s’ka bërë edhe t’i provojë të kundërtën.

Intervistën përballë Ermalit, Landi e ka shpërndarë gjithashtu edhe në Instagram ku shkruan:

Përgjigjja është: Po, Mona e mbron Mirin objektivisht e jo për shkak të njohjes, dhe dhe dhe Miri nuk është banori i preferuar i Monës. U ÇUDITËT?! Po?! Jo?! Nejse… MIRI, MIRI DHE VETËM MIRI”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments