Friday, February 27, 2026
HomeALBLAJM I FUNDIT/ “Furtunë” në Policinë e Shtetit, Proda firmos NDRYSHIME. Kush...

LAJM I FUNDIT/ “Furtunë” në Policinë e Shtetit, Proda firmos NDRYSHIME. Kush janë shefat e rinj…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosuar disa ndryshime në rang shefa komisariatesh.

Burime për “A2 CNN” bëjnë me dije se Luan Sinanaj nga shef i komisariatit të Krujës, emërohet shef i komisariatit të Pogradecit.

Ndërsa shef i ri i komisariatit të Krujës emërohet Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante postin e shefit të krimeve në komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Kurse Gentian Dedej emërohet shef i komisariatit të Bulqizës.

Lëvizjet në strukturat e Policisë kanë ardhur pas vlerësimit të performancës së strukturave vendore, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSH).

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments