Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndryshojë fotografinë e profilit në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, pas 9 muajsh nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, duke larguar yllin e fushatës me pesë cepa.
Në fotografinë e re, ai shfaqet mbështetur në tavolinën e zyrës, e cila dallohet lehtësisht nga numri i madh i lapsave me ngjyra që Edi Rama mban.

Me sytë drejtuar nga objektivi i kameras dhe dorën e shkaravitur me lapsa, kryeministri ka rikthyer portretin e tij në llogarinë sociale pas 9 muajsh.
Ndryshimi i fundit në fotografinë e profilit kishte ndodhur më 19 Maj 2025, menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare. Në të, shfaqej ylli me 5 cepa, që u kthye në simbol të fushatës së PS sepse në fletën e votimit ata kishin numrin 5.

