Saturday, June 6, 2026
HomeALBKreshnik Spahiu paralajmëron: Dorëheqja e Ramës mund t’i zërë të gjithë në...

Kreshnik Spahiu paralajmëron: Dorëheqja e Ramës mund t’i zërë të gjithë në befasi ja pse …

Nëse Edi Rama jep sot dorëheqjen, sipas Kushtetutës, neni 65/3, zgjedhjet duhet të thirren brenda 45 ditësh, pra më 20 korrik.

Sipas ligjit, në zgjedhje regjistrohen partitë ekzistuese.

Një parti e re kërkon të paktën 3 muaj për t’u regjistruar.

Mos u habisni nëse Rama luan bllofin, duke i gjetur të gjitha palët të papërgatitura.

Në kutitë e votimit do të keni sërish vetëm dy opsione: PD dhe PS.

Miqësisht, po ua kujtoj atyre që nuk njohin as ligjin dhe as politikën.

Nëse kjo valë protestash nuk shndërrohet në një mega-parti gjigante kundër PD-së dhe PS-së, por shuhet si te çështja e “armëve kimike” apo mbetet vetëm për “pelikanin”, atëherë do t’ju duhen edhe 20 vjet, por ky moment nuk do t’ju vijë.

Një këshillë shumë e vlefshme për disa miq të mi, të cilëve po ua dëgjoja fjalimet në shesh:

Bëni kujdes nga zgjedhjet e parakohshme, sepse mund ti forconi edhe më shumë atë që duam ti shohim në burg.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments