Friday, February 27, 2026
HomeALBKonflikti për imazhin e “Diella”-shkon në gjykatë, reagon aktorja për prishjen e...

Konflikti për imazhin e “Diella”-shkon në gjykatë, reagon aktorja për prishjen e imazhit

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga aktorja Anila Bisha. Artistja 57-vjeçare kishte kërkuar që, deri në përfundimin e procesit gjyqësor, të ndalohej përdorimi i imazhit të saj.

Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Armand Shkurta, i cili vendosi të mos pranojë masën e sigurimit të padisë, duke lënë në fuqi situatën aktuale deri në një vendim përfundimtar mbi themelin e çështjes.

Në padinë e saj, Bisha pretendon se kontrata me kompaninë “Aleat” kishte efekt deri më 31 dhjetor 2025 dhe parashikonte përdorimin e imazhit të saj vetëm për personazhin e asistentes virtuale “Diella” në platformën e-Albania. Sipas saj, kontrata nuk përfshinte përdorimin e imazhit për figurën e “Ministres Diella”.

Për këtë arsye, ajo ka kërkuar edhe një dëmshpërblim prej 1 milion eurosh, duke argumentuar se i është dëmtuar imazhi dhe reputacioni.

Në një reagim për emisionin Studio Live, Bisha është shprehur se nëse nuk do të gjejë të drejtën në gjykatat shqiptare, çështjen do ta çojë deri në Gjykatën e Strasburgut. Ajo theksoi se, sipas saj, të drejtat personale janë përdorur pa një kontratë të vlefshme dhe se kjo nuk është marrë parasysh nga gjykata.

Personazhi i “Ministres Diella” u prezantua publikisht nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste më 11 shtator, si pjesë e kabinetit të ri qeveritar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments