Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar. Kreu i kësaj force politike, Edi Rama e mori i pari fjalën.
Këtë radhë do të jetë qeveria që do të raportojë përpara grupit dhe duke qenë se temat e posaçme që lidhen me çdo sektor do të trajtohen nga ministrat përkatës, unë dëshiroj të ndaj këtu me ju duke përfituar dhe nga prania e publikut dhe zgjedhësve tanë përmes mediave opinionin që kam krijuar lidhur me situatën komplekse ku ndodhemi, jo thjesht ne, shumica qeverisëse ku ndodhet vendi ynë sot.
Pas një fitoreje historike, pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në një kohë rekord për historinë e integrimeve evropiane si dhe pas zhvillimeve që lidhen me ecurinë e reformës në drejtësi aq edhe me rrugën e rritjes ekonomike dhe shtebërjes dmeokratike për shqipërinë 2030 në BE.
Besoj që duhet të shohim së bashku se jemi në një udhqkryet të ri. Ndërkohë që ekonomia vazhdon të ecë, ndërkohë që Shqipëria vazhdon të shkëlqejë ndërkombëtarisht si asnjëherë ëm parë, ndërkohë që projkete tnë zhvillim, në hartim e sipër apo në plan për t’u hartuar e zhvilluar në këtë mandat janë më të shumta se kurrë më parë, udhëkryqi ku ne ndodhemi sot paraqt disa rrezxiqe që kërtkojnë një adresim të vendosur dhe një disiplinë të fortë nga ana jonë.
Shqipëria rrezikon të bëjë në vend numëro, duke humbur kohën më të çmuar dhe mundësitë më të mëdah që ka psur në dispozicion për t’u ngjitur aty prej shekujsh e kërkon amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit dhe ku e meritojnë fëmijët tanë.
Ky nuk është një udhëkryq dilemash strategjike apo raportesh të ndryshuara të forcave, por është një udhëkrye mjegullash botëkuptimore dhe erërash artificial që zynojnë të na çorodisin dhe ngatërrojnë me këmbët tona. Ka ndodhur më parë, jo vetëm këtu por dhe në të tjera vende partive të mëdah, kur kanë ngatërruar sension em adhësisë dhe forcës ësë tyre me madhësinë e sfidave dhe peshën e përgjegjësisë së tyre. Sot po sprovohet aftësia jonë udhqheqëse, pjekuria politike dhe shoqërore, e familjes tonë politike por dhe e krejt vendit, pikërisht kur duhet të ngjitemi edne më lart“, tha Rama.
