Një moment i papritur tensioni është regjistruar gjatë emisionit “Zgjohu me MCN”, ku në lidhje skype ishte ish-banori i “Big Brother Albania”, Elton Tozaj, ndërsa i ftuar fotografi Feliks Bilani.
Debati nisi teksa në studio po diskutohej një temë delikate që shpesh krijon përplasje në çift: miqësitë e ngushta të partnerëve me persona të tjerë. Fillimisht, diskutimi zhvillohej në mënyrë normale, por shumë shpejt situata mori një kthesë të papritur.
Teksa Tozaj po jepte argumentet e tij, Bilani ndërhyri duke i thënë se po i drejtohej “personit të gabuar” për këtë temë, çka duket se rriti tensionin mes tyre.
Momenti kulmor erdhi kur Tozaj reagoi me një provokim teksa bënte sikur po lexonte një libër, gjë që nuk u prit mirë nga fotografi. I irrituar, Bilani u ngrit nga vendi, duke thënë: “O Elton unë e di që ti je rrotë ka*i” dhe hoqi mikrofonin, duke lënë studion në mes të emisionit.
Situata krijoi një atmosferë të sikletshme në studio, ndërsa drejtuesit e programit u përpoqën të qetësonin situatën dhe të vijonin transmetimin.
