Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar së fundmi lëvizjen e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmeti me demokratët
Duke e përgëzuar këtë lëvizje të tyre, Sula u shpreh pesimist sa i përket fundit të kësaj lëvizje të demokratëve, mirëpo nuk nguroi që t’i inkurajonte ata.
“Ridvan Bode ka mbaruar në Francë, kurse Flamur Noka me zor ka mbaruar fakultetin. Imagjino ku ka katandisur Partia Demokratike. Çfarë pret na kjo opozitë. Çfarë flitet te foltorja e Salianjit. Unë e kam mbyllur aty, unë e di si do jetë fundi. Unë i përgëzoj, i inkurajoj Salinjin, bravo i qoftë, por unë nuk kam pasur atë mbështetje, Salianji ka qenë në burg dhe nuk ka peshën e fajeve të 11 Majit, por isha i vetëm që luftova për Kodin Zgjedhor. Aty filloi rënia totale. Te Salianji shikon të rinj, njerëz që japin problematikat, prodhojnë ide, po te Berisha çfarë sheh? Salianji ka gjysmë shekulli me Berishën, koha punon për Salianjin, s’punon për Berishën. Zoti t’i japë jetë, por Berisha nuk prodhon më ide Nuk ka çfarë të japë. Sali Berisha është minorancë te demokratët“, tha Dashnor Sula.
