Wednesday, February 25, 2026
HomeALBIsh-banorja e BBVA i përgjigjet Selin: “Po gënjen, nuk e di çfarë...

Ish-banorja e BBVA i përgjigjet Selin: “Po gënjen, nuk e di çfarë ndjen!”

I ftuar në emisionin Big Brother Radio me Elona Duron, ishte Lorna Hysi, e cila ndau detaje të reja për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ish-banorja sqaroi disa nga çështjet që vazhdojnë të diskutohen edhe pas daljes së saj.

Ajo theksoi se mes saj dhe Mirit nuk ka pasur kurrë diçka dhe se nuk ka asnjë interes personal. Sa i përket pretendimeve për xhelozi nga ana e Selin, Lorna u shpreh se nuk e ka cilësuar si xhelozi, por vuri në dukje se ajo e përmend vazhdimisht.

Sipas saj, gjatë lojës e kishte parë këtë sjellje si një strategji apo si një perceptim rreziku, por e habit fakti që përmendja vazhdon edhe pas daljes nga shtëpia. Lorna theksoi se nuk e kupton pse shtohen interpretime apo deklarata që, sipas saj, nuk janë të vërteta, duke e cilësuar këtë si shtrembërim të fakteve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments