Është identifikuar personi që humbi jetën pak më parë në aksin rrugor “Thumanë–Milot”,
I ndjeri është Lekë Bushi, 59 vjeç, banor i Lezhës.
Të dhënat e para sugjerojnë se kamioni me drejtues shtetasin B. D., 35 vjeç, është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin Lekë Bushi, rreth 59 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën.
Shtetasi B. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
