Pas momentit që bëri bujë në shtëpi, ku Marko i mbylli derën në fytyrë Stenaldos, ka ardhur edhe reagimi i tij.
Marko u shpreh se me Stenaldon ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë dhe se e vlerëson si njeri, jo si lojtar. Ai theksoi se ka qenë i vetmi me të cilin ka bërë biseda të thella për profesionin dhe jetën jashtë lojës.
Sipas Markos, veprimi ka qenë thjesht një shaka dhe nuk ka pasur asgjë për keq. Në fund, ai i kërkoi falje publikut për situatën e krijuar.
