Friday, February 27, 2026
HomeALB“Garë me një ofertë të vetme? SPAK sekuestron dosjen e projektit të...

“Garë me një ofertë të vetme? SPAK sekuestron dosjen e projektit të Porto Romanos”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për parregullsi në procedurën e prokurimit.

Sipas burimeve, veprimi është ndërmarrë të martën në ambientet e Autoritetit Portual Durrës, ku administrohej i gjithë dokumentacioni i procedurës. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë rreth 400 milionë euro, i zhvilluar në dy faza: atë të parakualifikimit dhe më pas të kualifikimit përfundimtar.

Gjatë fazës së parë është skualifikuar një kompani holandeze, ndërsa më 9 mars është dorëzuar vetëm një ofertë financiare. Në garë ka mbetur një kompani greke, e cila ka vijuar me fazën përmbyllëse të tenderit.

Hetimi i SPAK synon të verifikojë nëse gjatë gjithë procesit janë respektuar kërkesat ligjore, si dhe parimet e transparencës dhe barazisë në konkurrim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments