Saturday, June 6, 2026
HomeALBAskush nuk e priste! Shaqir Palushi bën veprimin që po emocionon gjithë...

Askush nuk e priste! Shaqir Palushi bën veprimin që po emocionon gjithë shqiptarët për Bashkëshorten dhe Djalin e Eneas

Mes lotëve, dhimbjes dhe nderimeve të shumta nga familjarë, kolegë dhe qytetarë, këtë të premte iu dha lamtumira e fundit efektivit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, i shpallur “Dëshmor i Atdheut” pas rënies në krye të detyrës.

Familjes së të ndjerit iu dorëzuan flamuri kombëtar, kapela e Policisë së Shtetit dhe certifikata e “Dëshmorit të Atdheut”, si simbol mirënjohjeje për shërbimin e tij të paharruar.

Ndërkohë në këtë moment teje të vështirë dhe të rëndë për familjen Mekolli, një gjest prekës solidariteti ka ardhur nga Fondacioni Golden Eagle me në krye zotin Shaqir Palushi.

Fondacioni ka dhuruar 10 mijë euro për bashkëshorten e Eneas dhe djalin e tyre vetëm 8 muajsh që sot nuk është vetëm pa baba, por pa shtyllën e familjes.

Ky kontribut që shkon përtej ndihmës financiare, është një mbështetje më tepër. respekt dhe vlerësim për familjen e heroit që dha jetën në shërbim të qytetarëve dhe atdheut.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments