Monday, March 2, 2026
HomeALBflet Genard Hajdini: “E hodha videon sepse pata…” – Çfarë ndodhi vërtet...

flet Genard Hajdini: “E hodha videon sepse pata…” – Çfarë ndodhi vërtet brenda mureve të spitalit

Para disa javësh, një histori që vjen nga fenomeni i rrjeteve sociale, tronditi opinionin publik, rasti i Genard dhe Sonida Hajdinit ngriti pikëpyetje mbi kufirin mes ekspozimit online dhe shëndetit mendor, por dhe se si shoqëria reagon përballë brishtësisë së dikujt tjetër.

“Dita Jonë” e ka ndjekur këtë histori që në momentin e parë të ndërhyrjes së institucioneve. Sot, pas daljes nga spitali, Genard Hajdini pranon të flasë për atë që ndodhi brenda mureve të institucionit, për presionin e rrjeteve sociale dhe për akuzat që, sipas tij, i kanë rënduar edhe më shumë situatën.

Pas daljes nga spitali, Genard Hajdini thotë se përveç situatës shëndetësore, ai dhe motra e tij janë përballur me një tjetër presion, atë të rrjeteve socialе. Sipas tij, komentet dhe sulmet online kanë qenë të vazhdueshme.

Ne jemi masakruar nga interneti sepse kemi pasur shumë ndjekës. Na kanë sharë, na kanë bërë bullizëm.”

Ai tregon edhe për ditët brenda institucionit, duke theksuar se momenti më i vështirë ka qenë ndarja nga motra.

“Ishim bashkë n fillim fare, pastaj na ndane veç e veç. Soniden te grate, mua te burrat. Nuk na lejonin ё shikonim njëri-tjetrin. Pastaj, kur u bëra ё mirë, jemi parë.”

Sa i përket videos që nxiti reagimet dhe ndërhyrjen e institucioneve, ai pranon se publikimi erdhi në një moment presioni.

“T përfundosh nga një student ekselent me katër punë eshtë e frikshme. E hodha videon se pata presion nga jashtë.”

Genardi thotë se publikimi ishte edhe një mënyrë për të reaguar ndaj asaj që ai e quan gjykim të vazhdueshëm nga shoqëria.

Unë e lashë videon se provokoj shoqërinë shqiptare. Kam qejf të punoj. Sonida është bobe, nuk e vret mendjen, jam në shtëpinë time më thotë?

Mes aludimeve të shumta që qarkulluan në rrjet, ai mohon kategorikisht akuzat për një marrëdhënie incesti me motrën.

Ai thote dhe qe nuk k psur inçest ne nuk kerkoim meshire por nje mundesi per te vazhduar jeten normalisht

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments