Tuesday, February 24, 2026
HomeALBFlet babai i 20-vjeçarit shqiptar: Si ndodhi ngjarja që "tronditi" Italinë

Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

Mario Mërkuri, babai i 20-vjeçarit shqiptar Rikardo Mërkuri, i cili dhunoi brutalisht nënën e tij në Itali dhe më pas u mbyt në det ka treguar detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Për mediat italiane , ai ka treguar se djali i tij ndërmori aktin fatal pasi mendoi se kishte shkaktuar vdekjen e nënës gjatë një konflikti të ashpër në banesë.

Ka menduar se nëna kishte vdekur dhe e bëri atë gjest. Ishte i vendosur”, ka deklaruar babai i tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 shkurtit, vetëm pak orë pasi familja kishte festuar së bashku ditëlindjen e të riut.

Pas darkës, babai ka treguar se ishte larguar nga shtëpia dhe, sipas tij, mes nënës dhe djalit kishte shpërthyer një debat i fortë që përfundoi në dhunë fizike. Albana Kastriot u gjet më pas nga bashkëshorti e shtrirë pa ndjenja në banjë, me dëmtime të rënda në fytyrë.

Ajo u transportua fillimisht në spitalin e Macerata dhe më pas u transferua në spitalin rajonal Torrette në Ankona, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të kirurgjisë maksilofaciale. Sipas bashkëshortit, gjendja e saj është përmirësuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“E ëma e donte marrëzisht. Edhe kur kishte gabim, ajo gjithmonë e mbronte”, ka shtuar babai, duke theksuar se edhe më parë kishte pasur debate mes tyre, por asgjë që të linte të kuptohej se situata mund të përfundonte në tragjedi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments