Monday, February 23, 2026
HomeALBFlaka arrin në “qiell”, zjarri i fuqishëm përfshin lokalin në Lungomare të...

Flaka arrin në “qiell”, zjarri i fuqishëm përfshin lokalin në Lungomare të Vlorës (Video)

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një lokal në Lungomare të Vlorës gjatë mbrëmjes së sotme. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se flakët janë të fuqishme dhe arrijnë disa metra lart.

Edhe pse forcat zjarrfikëse janë në terren, duket se ato janë të pafuqishme përballë një zjarri të tillë, i cili ka rrezikuar edhe disa biznese të tjera.

Deri në këto momente nuk janë raportuar për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mendohet të jenë të konsiderueshme

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përfshirjen në flakë të lokalit, i cili duket se është shkrumbuar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments