Familja e Kozak Braçit dhe partneres së tij, Denisës, është zgjeruar sërish! Çifti ka mirëpritur në jetë djalin e tyre të dytë, duke ndarë lajmin e bukur me ndjekësit.
Vetë Kozaku ka publikuar foton e parë të të porsalindurit në rrjetet sociale. Bebi shfaqet i mbështjellë me një batanije “Fendi”, ndërsa fytyra i është mbuluar me një emoji zemre për të ruajtur privatësinë.
Ai ka zbuluar edhe emrin e djalit: “Mirserdhe Masson”, të shoqëruar me një zemër të kuqe dhe një kurorë mbretërore në postim.
Ardhja e Masson vjen pas lindjes së djalit të tyre të parë, duke e bërë Kozakun baba të dy djemve. Ndjekësit dhe miqtë kanë shpërthyer me urime dhe mesazhe të ngrohta për këtë moment të veçantë të familjes.
