Disa media iraniane dhe të huaja kanë publikuar një fotografi që pretendohet se tregon liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, nën rrënoja pas një bombardimi.
Sipas raportimeve, ekipet e shpëtimit shihen duke u përpjekur ta nxjerrin nga rrënojat. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka konfirmim të pavarur mbi vërtetësinë e fotografisë apo rrethanat e ngjarjes.
Disa media shtetërore iraniane kanë raportuar për vdekjen e tij në një sulm të pretenduar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, por informacioni mbetet i pakonfirmuar nga burime të tjera ndërkombëtare.
Ali Khamenei mori drejtimin e vendit në vitin 1989, pas vdekjes së themeluesit të Revolucionit Islamik, Ruhollah Khomeini.
Situata mbetet në zhvillim dhe priten informacione të mëtejshme nga burime zyrtare.


