Monday, March 2, 2026
HomeALBE kërkuar ndërkombëtarisht: Policia kap 19-vjeçaren në Tiranë

E kërkuar ndërkombëtarisht: Policia kap 19-vjeçaren në Tiranë

Shtetasja gjermane Maryam Assaf, e dënuar nga Gjykata e Hanoverit me 10 vjet burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është lokalizuar dhe kapur nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale.

Arrestimi u realizua në kuadër të operacioneve të koordinuara dhe shkëmbimit të informacioneve me autoritetet gjermane, në fazën e 85-të të operacionit të koduar “Operacionalja”.

Masat ndaj saj janë marrë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, në zbatim të vendimit gjyqësor.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments