Sunday, March 1, 2026
HomeALB“E dimë si funksionon loja” – Mesazhi i fortë nga vëllai i...

“E dimë si funksionon loja” – Mesazhi i fortë nga vëllai i banorit për babain e Selin

Vëllai i Mirit ka reaguar në emisionin “Fan Club” lidhur me akuzat e ngritura nga babai i Selin, duke theksuar se gjithçka duhet parë në kontekstin e lojës.

Ai deklaroi se familja nuk e ka pritur mirë situatën, por janë të bindur se akuzat nuk janë të vërteta dhe se e njohin mirë Miri-n. Sipas tij, në formatin e Big Brother Albania situatat dhe debatet krijohen si pjesë e dinamikës së lojës, me qëllim për të sjellë tension dhe për të fituar në Prime.

I pyetur nga moderatorja Kiara Tito për përjetimin e tyre pas deklaratave të forta, ai u shpreh se reaguan me qetësi dhe gjakftohtësi, duke theksuar se publiku nuk duhet të bëjë gjykime pa i njohur personalisht personat.

Ai shtoi se edhe prindërit e kanë kuptuar që është një lojë dhe se Miri nuk është i përsosur, por po luan në mënyrë korrekte, pa cenuar askënd.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments