Këngëtarja e njohur shqiptare, Alberije Hadergjonaj, ka prekur ndjekësit me një rrëfim të ndjerë në rrjetet sociale, duke zbuluar një periudhë shumë të vështirë për familjen e saj.
Në një postim të fundit, artistja ka treguar se muajt e fundit kanë qenë të mbushur me dhimbje dhe lot, pasi në të njëjtën kohë, si motra e saj, ashtu edhe një mike shumë e afërt e zemrës janë përballur me një sëmundje të rëndë
Sipas rrëfimit të saj, të dyja janë diagnostikuar me kancer të gjirit, duke nisur një betejë të fortë për jetën që ka prekur thellë Alberijen dhe rrethin e saj familjar.
Këto muaj për mua kanë qenë plot dhimbje dhe lot… Në të njëjtën kohë me motrën time, mikja ime e zemrës u diagnostikua me këtë sëmundje,” shprehet ajo mes rreshtave, duke përshkruar një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.
Por mes dhimbjes, vjen edhe një lajm i mirë: motra e saj ka arritur ta fitojë këtë betejë të vështirë vetëm pak ditë më parë, duke sjellë një dritë shprese pas një kohe të errët.
Ndërkohë, Alberija nuk kursen fjalët e krenarisë për mikeshën e saj, duke theksuar forcën dhe guximin që ajo ka treguar përballë kësaj sfide të madhe.
“Sot flas me krenari se sa e fortë ishe për t’i bërë ballë kësaj,” shkruan këngëtarja, duke e shoqëruar mesazhin me hashtagun #proudofyou, si një dedikim për qëndresën dhe luftën e saj.

Artistja gjithashtu shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pranë në këtë rrugëtim të vështirë, duke falënderuar për dashurinë, mbështetjen dhe kujdesin e treguar.
Postimi i Alberije Hadergjonajt ka emocionuar ndjekësit, duke sjellë një mesazh të fortë për forcën, dashurinë dhe shpresën, edhe në momentet më të vështira të jetës.
